Latifi: Gjendja ka filluar të stabilizohet

Latifi: Gjendja ka filluar të stabilizohet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se gjendja ka filluar të stabilizohet pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot.

“Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot, gjendja ka filluar të stabilizohet!

Komuna ka intervenuar në të gjitha zonat më kritike në qytet dhe fshatra, sidomos në Rahovec, Brestoc, Fortesë, Pataqan të Poshtëm e Sopniq, ku gjendja ishte më e rëndë.

Problemet më të mëdha janë hasur në qytet dhe në vendbanimet e sipërthëna, ku është dashur edhe angazhimi i “Eko Regjionit”, “KRU Gjakovës”, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, kompanitë vullnetare si dhe qytetarë vullnetar, të cilëve ju jemi shumë mirënjohës!

Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve, konkretisht drejtoritë e Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Emergjencave dhe Urbanizmit.

Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme.

Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm të kryejmë gjithë atë që mundemi, në mënyrë që ta kapërcejmë bashkërisht sa më lehtë gjendjen.