‘Amazon’ po shet byzylyk që iu godet me rrymë nëse hani ushqime të shpejta

‘Amazon’ po shet byzylyk që iu godet me rrymë nëse hani ushqime të shpejta

Një byzylyk që premton për largimin nga zakonet e këqija, siç është ngrënia e tepërt e ushqimit të shpejtë dhe kafshimi i thonjve është duke u shitur për më shumë se 200 euro.

Byzylyku ‘Pavlok’ u jep përdoruesve si dënim goditjeje elektrike prej 350 voltësh çdo herë që dalin jashtë linjave të caktuara.

Ajo punon për një gamë të gjerë të zakoneve të këqija duke përfshirë pirjen e duhanit, gjumin dhe shpenzimin e kohës së tepërt në internet.

Përdoruesit duhet të administrojë goditjet vetë ose aplikacioni mund të shkarkohet nga të tjerët, që të komandojnë goditje elektrike manuale.

Disa zakone – veçanërisht ato që lidhen me gjumin, të tilla si të mos-zgjimi në kohën e duhur – mund të automatizohen nëpërmjet aplikacionit.