Ndarja “mbretërore” vjen këtë javë?

Ndarja “mbretërore” vjen këtë javë?

Ndarja e Princ Harry dhe Meghan Markle nga Fondacioni Mbretëror – iniciativa bamirëse që konkurruan me Princin Uilliam dhe Kate Middleton – do të ndodhë të mërkurën, thanë burime për Page Six.

Thuhet se Harry dhe Meghan do të dalin nga fondacioni pas raporteve të një çarjeje mbretërore midis çifteve, njofton Klan Kosova.
Fondacioni do të vazhdojë pa to dhe lajmet do të shpallen pas një takimi të bordit këtë javë.

Një burim na tha: “Nuk është një kohë e lehtë për momentin”.

Harry dhe Meghan janë zhvendosur tanimë nga Pallati Kensington, ku dikur jetonin pranë William dhe Kate.

Një zëdhënës tha: “Ne njoftuam më herët këtë vit se Fondacioni Mbretëror po rishikon strukturat e tij. Çdo njoftim lidhur me këtë rishikim do të bëhet në kohën e duhur “.