VIDEO-Jashari: Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik

VIDEO-Jashari: Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari tha se të rënët për liri janë meritorët për lirinë e Kosovës, të cilët 20 vite më parë ranë për të mos vdekur kurrë.

“Për 20 vite ka dallim të madh, ky vend ka shumë nevojë për zhvillim ekonomik dhe që gjeneratat e reja të kenë të ardhme”, tha ai sot në emisionin “Aktual”, në RTK3.

Sipas tij, Kosova është çliruar edhe nga ata që kanë luftuar, por edhe nga miqtë tanë të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jashari tha se Serbia ka bërë shumë krime ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

“Flijimi i familjes Jashari bëri që shqiptarët të bashkohen në një kauzë për çlirimin e vendit”, deklaroi ai.

Jashari në këtë intervistë foli edhe për zhvillimin e kompleksit të Familjes Jashari.


MË SHUME NGA Aktuale