Shpërthen Kili, i tregon “dhëmbët” Japonisë

Shpërthen Kili, i tregon “dhëmbët” Japonisë

Kili shkatërroi me rezultatin e thellë 4-0 Japoninë në ndeshjen përmbyllëse të raundit të parë të takimeve në grupe në Copa America, që po zhvillohet në Brazil.

Fituesit në fuqi të turneut i treguan “dhëmbët” përfaqësueses nipope, duke hedhur kandidaturën për t’u konfirmuar për herë të tretë radhazi në këtë turne.

Japonia zhvilloi një pjesë të parë të mirë, madje iu afrua golit me Naomichi Uedan, për në minutën e 41-të u ndëshkua nga Erick Pulgar, që në vendin dhe kohën e duhur, gjatë zhvillimit të një këndoreje, e dërgoi topin në rrjetë.

Në fraksionin e dytë Kili përfitoi edhe nga ndryshimi i taktikës së Japonisë, që kërkonte me ngulm golin e barazimit, duke shënuar edhe tri herë të tjera me Vargas në të 54-ën dhe me Alexis Sanchez e sërish Vargas brenda dy minutave lojë (82’-83’).

Kili i bashkohet Uruguait në krye të Grupit C, që gjithashtu ka fituar po me rezultatin 4-0 nga Ekuadorit. Në raundit e dytë të ndeshjeve, Kili përballet me Ekuadorin ndërsa Uruguai me Japoninë./SS/