Skenderaj festimet për Ditën e Çlirimit i nis me nderime për dëshmorët

Skenderaj festimet për Ditën e Çlirimit i nis me nderime për dëshmorët

Për nder të Ditës së Çlirimit të Skenderajt, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari i shoqëruar nga drejtues të drejtorive komunale, asamblistë e qytetarë kanë bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në qendër të qytetit, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se për të arritur tek çlirimi i Kosovës u deshën shekuj e sakrificë kolektive.

 

Jashari kërkoi që shqiptarët kudo që janë të jenë më të bashkuar dhe unik me qëllim që të sigurohet mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili është djali i heroit, Hamëz Jashari tha se dëshmorët nuk kanë rënë që vendi të jetë i lirë dhe i varfëruar, por që Kosova të jetë vend i lirë dhe i zhvilluar.

 

Për nder të ditës së Çlirimit të komunës së Skenderajt janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore e sportive, kurse në orën 10:30 do të mbahet një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Manifestimi qendror do të mbahet sot duke filluar nga ora 18:00 në sheshin "Adem Jashari", në Skënderaj.


MË SHUME NGA Nacionale