Qeveria sot mban seancë, diskuton për rikonstruimin e shkollave fillore

Qeveria sot mban seancë, diskuton për rikonstruimin e shkollave fillore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 140, në të cilën disa pika do të jenë në rend dite nga programi qeveritar.

Anëtarët e qeverisë do të shqyrtojnë dhe do të vendosin për propozim-dekretin për plotësimin e Dekretit për llojin e aktiviteteve

Në këtë seancë gjithashtu do të shqyrtohet informacioni me propozim-vendimin për formimin e komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjeve për krijimin e partneritetit publiko-privat për të krijuar organizatë moderne – Platforma si bartës efikas i ndihmës së shpejtë me helikopter në Maqedoninë e Veriut.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit në këtë seancë do të shqyrtohet edhe propozim-programi për ndryshimin e programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore për vitin 2019.

Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe raporti vjetor për punën e Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit në Maqedoninë e Veriut për vitin 2018.