Vazhdon rritja e rasteve te fruthit në SHBA

Vazhdon rritja e rasteve te fruthit në SHBA

Shpërthimi i fruthit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon të rritet.

Numri i rasteve këtë vit tani arrin 1,044 që nga e premtja, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Këto raste janë konfirmuar në 28 shtete.

Numri i rasteve të këtij viti shënon numrin më të madh të raportuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1992 dhe që kur fruthi u deklarua i eliminuar në vitin 2000, që do të thotë se nuk transmetohej vazhdimisht në vend.

Shpërthimet e vazhdueshme të fruthit në shtete të ndryshme janë të lidhura me udhëtarët që sollën virusin e fruthit nga udhëtimi në vende të tjera si Izraeli, Ukraina dhe Filipinet, ku ka shpërthime të mëdha të fruthit, sipas CDC.

Brenda vitit, numri i rasteve të fruthit mund të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve që vijnë në kontakt me virusin e fruthit jashtë vendit dhe pastaj e kthejnë atë në SHBA.

Virusi mund të përhapet më tej në komunitetet me njerëz të pavaksinuar, theksoi CDC.


MË SHUME NGA Shëndetësi