Në Belgjikë e bëjnë të kryer, Amir Rrahmani transferohet te Standard

Në Belgjikë e bëjnë të kryer, Amir Rrahmani transferohet te Standard

Skuadra belge e Standard Liege ka arritur marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Partizanit, Amir Rrahmani.

Sipas sajtit belg “Votebalkrant”, 25-vjeçari i ka dhënë fund aventurës me Dinamon e Zagrebit, teksa do të zyrtarizohet te skuadra e re gjatë ditëve të ardhme.

Raportohet se transferimi i shqiptarit të Kosovës do t’i kushtojë rreth 2-3 milionë euro klubit të Standardit, ndërkohë që Rrahmani do të bashkohet me futbollistin tjetër të Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Edicionin e fundit, Rrahmani  u aktivizua 26 ndeshje me Dinamon e Zagrebit në të gjitha kompeticionet, teksa arriti të shënonte 3 gola.