Vazhdon implementimi i Planit Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave

Vazhdon implementimi i Planit Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave

Komuna e Kaçanikut është duke implementuar Planin Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave me hapa konkret.

Pas pajisjes së qytetarëve me kontenjerë, së shpejti pritet furnizimi i Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “ Pastërtia” me makineri të nevojshme për transportimin e mbeturinave.

Në takimin e përbashkët mes Komunës së Kaçanikut, Organizatës gjermane GIZ dhe Kompanisë “ Pastërtia”, u diskutua forma e bashkëfinancimit të blerjes së makinerisë së nevojshme transportuese për Kompaninë “ Pastërtia”. 
Në këtë takim prezantoi Kryetari i Komunës Besim Ilazi dhe drejtori për Shërbime Publike Ramadush Osmani me stafin e tij si dhe përfaqësues të GIZ-it dhe të KRM “ Pastërtia”.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Nacionale