WhatsApp do sigurojë që të mos dërgoni fotografi gabimisht

WhatsApp do sigurojë që të mos dërgoni fotografi gabimisht

WhatsApp thuhet se punon në një veçori të re për të siguruar që përdoruesit të mos dërgojnë gabimisht fotografi kontaktin e gabuar, duke shtuar emrin e kontaktit nën titullin e imazhit.

WhatsApp po punon në një veçori të re për të siguruar që përdoruesit të mos dërgojnë gabimisht fotografi në kontaktin e gabuar.

Në përditësimin e ri të WhatsApp beta, përdoruesit mund të shohin emrin e marrësit nën titull, për të kontrolluar dy herë emrin e personit të cilit ata po dërgojnë një imazh, raportoi mspoweruser.com.

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook është duke përdorur funksionin në versionin më të fundit të aplikacionit Android Beta.

Sipas raportit, përdoruesit e WhatsApp Beta në Android duhet të kenë versionin 2.19.173 për të testuar veçoritë.

Kompania do sigurohet që ta theksojë qartazi emrin e kontaktit nëpërmjet dizajnit të ri, në mënyrë që të reduktojë mundësinë për gabime të këtilla.