Produktet `Made in Kosova` sukseshëm kanë depërtuar në tregjet europiane

Produktet `Made in Kosova` sukseshëm kanë depërtuar në tregjet europiane

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, sot me Ambasadorin e Gjermanisë z.Christian Heldt vizituam Ininiciativën për Zhvillimin e Bujqësisë - IADK!.

"E vizituam edhe Qendrën Edukuese të Fermerëve, një organizim shembullor, si dhe takuam edhe disa fermerë përfitues të granteve investive në Studime të Epërme dhe të Poshtme të Vushtrrisë!. IADK me punën dhe përkushtimin e stafit profesional, përmes donacioneve nga GIZ dhe parnerët tjerë gjerman, ka mbeshtet dhe po mbështet qindra fermer të vegjël anekënd vendit tonë në zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi, e sidomos sektorin e bimëve aromatike mjekësore dhe atë të fruatave të malit nē veçanti!. Produktet Made in Kosova, bimët aromatike mjeksore dhe frutat e malit sukseshëm kanë depërtuar në tregjet europiane, eksporti i tyre në vendet e rajonit dhe Europës ka arritur në 95%!. Mirënjohje për punën të gjithë donatorëve gjerman dhe stafit të IADK", ka shkruar Krasniqi në "Facebook".

Image may contain: 10 people, including Mevludin Krasniqi, people smiling, people standingImage may contain: 2 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people smiling, people standing, cloud, sky, outdoor and nature

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi