Huawei Nova 5 me kamerë selfie 32 megapiksel

Huawei Nova 5 me kamerë selfie 32 megapiksel

Huawei do të lansojë të premten serinë e pestë të telefonave.

Këtë herë është mësuar se telefoni do të ketë një kamerë selfie me 32MP.

Gjithashtu, Nova 5 shfaqet me një ekran me prerje, dhe jo me një vrimë që u sugjerua më parë këtë muaj.

Besohet se modeli standard Huawei Nova 5 do të ketë një ekran me prerje, ndërsa Nova 5i do të zbatojë vrimat në LCD.

Nova 5i pritet të përdorë procesorin Kirin 710, ndërsa Kirin 980 pritet për modelin standard Nova 5.