Oda e Afarizmit të Kosovës fillon fazën e implementimit të projektit të WBF

Oda e Afarizmit të Kosovës fillon fazën e implementimit të projektit të WBF

Oda e Afarizmit të Kosovës filloi fazën e implementimit të projektit nga Fondi i Ballkanit Perëndimor që ka për qëllim rritjen e eksportit dhe bashkëpunimit rajonal, në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në lidhje me këtë, në Tiranë së bashku me partnerët implementues: Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, u organizua aktiviteti i parë.

Ky takim kishte për qëllim konsolidimin e aktiviteteve të përbashkëta të fushë veprimit sa i përket organizimit të dy eventeve të tjera gjithëpërfshirëse që do të mbahen një B2B në Shkup dhe një workshop në Prishtinë.

Sa i përket kësaj faze palët u dakorduan lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e secilit prej tyre, duke përfshirë edhe specifikat e këtyre organizimeve.

Projekti në fjalë, synim kryesor ka rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë sa i përket bashkëpunimeve të ndërsjellta Prishtinë-Tiranë-Shkup.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Dafina Beqiri- menaxhere e programit në WBF dhe Denis Grbo, të cilët theksuan që prioritet i këtij fondi është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e bashkëpunimit reciprok.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi- Kryetar i boridit, Diamant Elshani- Sekretar i bordit, Hasan Gigollaj- Anëtar i bordit, Qendresa Ibrahimi- Koordinatore dhe Vanesa Gashi- Zyrtare.

OEMVP u përfaqësua nga Milaim Ameti - Menaxher Operativ.

Ndërsa CCIT nga: Bashkim Sykja- Këshilltar i Presidentit, Albana Laknori- Sekretare e përgjithshme, Edlira Prenga- Drejtore për marrëdhënie me publikun dhe Aris Tasho- Drejtore e marrëdhënieve me jashtë.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Ekonomi