Një muaj paraburgim të dyshuarit që deshi të vrasë një femër

Një muaj paraburgim të dyshuarit që deshi të vrasë një femër

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për personin me inicialet G.M për shkak se ka dashur ta vrasë bashkëjetuesen e tij.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.M. më 16 qershor në shtëpinë e tij, me qëllim që ta privojë nga jeta të dëmtuarën A.A. me të cilën bashkëjeton, kishte shtënë në drejtim të saj me armë zjarri.

I pandehuri pas gjysmë ore e kishte dërguar të dëmtuarën në Spitalin Amerikan në Prishtinë duke mos e njoftuar policinë.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë të rastit.

Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit dhe sjelljet e tij të mëparshme, nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsërisë veprën penale.