Rama: Meta të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së shtetit

Rama: Meta të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së shtetit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka replikuar me presidentin Ilir Meta pas deklaratës së këtij të fundit se “vëren me shqetësim të thellë rrezikun e rivendosjes së regjimit të vizave Shengen për Shqipërinë.”

Rama ka shkruar në një postim në Twitter se vizat nuk ka shansa që të kthehen.

“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave – s’ka shans të rikthehen – po të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!”, ka shkruar ai.