Një muaj paraburgim për të dyshuarin se është marrë me drogë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin se është marrë me drogë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin I.M për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.B. ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur një qese e vogël me narkotikë, të dyshuar të llojit marihuanë, ndërsa në një qoshe të oborrit të shtëpisë i janë gjetur tri çanta të mëdha të zeza me të cilat dyshohet se është kryer transporti i narkotikëve.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri mund të përsërisë veprën penale, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë të rastit.