Shoqata e Bankave të Kosovës pritën në takim Delegacionin e Bankës Botërore

Shoqata e Bankave të Kosovës pritën në takim Delegacionin e Bankës Botërore

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës (SHBK), Ztr. Petrit Balija, i shoqëruar nga Ztr. Kreshnik Kosumi, Zyrtar i Lartë për Operacione, pritën sot në takim delegacionin e Bankës Botërore.

Delegacioni  në përbërërje nga: Ztr. Nadeem M. Karmali, Zyrtarë i Lartë për fushën e Ekonomisë, Ztr. Will Paterson, Specialist i Sektorit Financiar, Znj. Natalie Nicolaou, Specialiste e Sektorit Financiar dhe Ztr. Diego Sourrouille, Analist i Sektorit Financiar, të cilët po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast do të bëjnë vlerësimin e sektorit financiar (FSAP), me fokus të veçantë aspektet zhvillimore të sistemit financiar, sistemin e pagesave dhe potencialin e financimit në Kosovë.

Në këtë takim morrën pjesë edhe përfaqësues të sektorit bankar si Znj. Suzan Dervari, Nënkryetare e Komitetit të Pajtueshmërisë dhe Znj. Vlora Osmani, Kryetare e Komitetit Ligjor në kuadër të SHBK-së. Përgjatë këtij takimi, ndër të tjera, u diskutua për praktikat dhe të drejtat e kreditorit/debitorit, krijimin dhe regjistrimin e transaksioneve të sigurta, zbatimin e borxhit dhe rimarrjen e kredisë, procedurat e falimentimit, përshtatshmërinë e reformave ligjore dhe zbatimin institucional.

Kryeshefi Ekzekutiv i SHBK-së, Ztr. Balija informoi të pranishmit me gjendjen aktuale të sektorit financiar në Kosovë dhe sfidat e sektorit bankar në të bërit biznes karshi vështirësive në marrjen e kolateralit. Gjithashtu, u tha se zbatimi i ligjit dhe efikasiteti i përmbaruesve privat ka ndikuar në përmirësimin e përmbushjes së obligimeve ligjore kontraktuale mes palëve.

Në këtë takim, krahas diskutimit për sfidat dhe barrierat e sektorit financiar u theksua potenciali zhvillimor që sektori bankar ofron në Kosovë.


MË SHUME NGA Ekonomi