Reali transferon edhe talentin brazilian

Reali transferon edhe talentin brazilian

Reali i Madridit nuk ka të ndalur në këtë merkato verore dhe duket se ka ndërmend t’ia plotësojë organikën trajnerit Zinedine Zidane, përpara se të nisë grumbullimi për sezonin e ri.

Kështu pas Joviç, Hazard, Eder Militao dhe Mendy, klubi madrilen ka zyrtarizuar sot edhe afrimin e talentit 18-vjeçar të Santosit, Rodrygo Goes.

Ky i fundit ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe u prezantua zyrtarisht para tifozërisë së Realit, që është rikthyer me entuziazëm të lartë.

Megjithatë vlen të theksohet se talenti 18-vjeçar nuk do të jetë i fundit futbollist që do t’i bashkohet Realit të Madridit, pasi drejtuesit po këmbëngulin të sjellin në kryeqytetin spanjoll edhe francezët Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.