Qeveria aprovon Koncept-Dokumentin për Personat e Zhdukur

Qeveria aprovon Koncept-Dokumentin për Personat e Zhdukur

Qeveria e Kosova në mbledhjen e sotme ka aprovuar Koncept-Dokumentin për Personat e Zhdukur, i cili synon të rregullojë statusin e personave të zhdukur dhe familjeve të tyre, përmes plotësim ndryshimit të legjislacionit që trajton çështjen e Personave të Zhdukur dhe mbrojtjen e interesit të familjeve të të zhdukurve, një veprim ky tejet i rëndësishëm.

Qeveria poashtu aprovoi vendimin për caktimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, datën 24 Qershor.

Me vendim të Kabinetit Qeveritar u miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria miratoi edhe Koncept-Dokumentin për Masat e Sigurisë së Rrjeteve të Sistemeve të Informacionit, i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit te sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.