Haradinaj: Vizat dhe taksa nuk janë të ndërlidhura

Haradinaj: Vizat dhe taksa nuk janë të ndërlidhura

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

“Sikurse e dinin Kosova i ka zbatuar të gjitha kushtet për liberalizim. Edhe ne klauzolën ose ne piken ku folët për liberalizimin nuk përmendet taksa në atë pike. Nuk është problem i ndërlidhur”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

“Taksa është një problem në marrëdhëniet me të gjithë. Është një temë e ngritur. Por, ne nuk e kemi procesin tanë të dialogut dhe procesin e anëtarësimit në BE të kushtëzuar me taksën”.

“Ta keni parasysh dallojnë këto tema. Por është një temë, është një problem në procesin e dialogut – ne e kemi dhënë edhe mundësinë se si me dalë”, tha Haradinaj.


MË SHUME NGA Aktuale