VIDEO - Tahiri: S`ka vendim negativ për vizat, dikush po propagandon

VIDEO - Tahiri: S`ka vendim negativ për vizat, dikush po propagandon

Besnik Tahiri, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë për liberalizimin e vizave.

Ai duke folur në “Imazh” te RTK ka theksuar se nuk ka vendim negativ dhe se dikush është duke bërë propagandë.

“Qeveria Haradinaj ka përmbushur të gjitha kriteret. Kjo është konfirmuar edhe prej zyrtarëve më të lartë BE-së. krejt ky spekulim e kjo gënjeshtër ka të bëjë kryesisht me vendosë popullin në amulli dhe në njëfarë forme me e qitë nën hije punët e mira. Tema e liberalizimit të vizave nuk ka hyrë në agjendë”, ka thënë Tahiri. “Ne nuk mundemi me futë këtë me zor”.