Trump paralajmëron deportimin e emigrantëve që jetojnë ilegalisht në SHBA

Trump paralajmëron deportimin e emigrantëve që jetojnë ilegalisht në SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë që do të fillojë deportimin e miliona njerëzve të cilët jetojnë ilegalisht në SHBA, raporton CNN.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se zyrtarët e migracionit do të nisin nga java e ardhshme  procesin për “largimin e miliona të huajve të paligjshëm, që kanë gjetur rrugën për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.

SHBA-ja përballet me një fluks të madh migrantësh nga Guatemala, Salvadori, Nikaragua dhe shtete të tjera më të varfra të Amerikës Qendrore.