Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosura

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje të armatosura

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se janë arrestuar tre persona si të dyshuar për grabitje të armatosura në disa rase të ndara.

“Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç),  V.L. (m/sh/k  19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k  27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00 minuta, në Ferizaj rr. “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialin e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori  kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pas hetimeve intensive, hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës  penale  të grabitjes. Hetuesit policor gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e kësaj veprave penale. 

Të dyshuarit, R.SH. (m/sh/k 22 vjeç),  V.L. (m/sh/k  19 vjeç) dhe A.N. (m/sh/k  27 vjeç), më datën 28.07.2018, rreth orës 21:00 minuta, në Ferizaj rr. “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në filialin e Money Gram, të maskuar dhe nën kërcënim të armëve nga punëtori  kanë grabitur rreth 8.000 mijë euro duke u larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë intervistimit,  në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprën e kryer. Të dyshuarve,  prokurori i shtetit ua ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Dyshohet se të njëjtit kanë kryer edhe disa vepra  të tjera  të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda në Ferizaj dhe rrethinë ku janë duke u zgjeruar hetimet në këtë drejtim.