Greqia kërkon që BE-ja t’i dënojë shpimet detare të Turqisë afër Qipros

Greqia kërkon që BE-ja t’i dënojë shpimet detare të Turqisë afër Qipros

Greqia ka kërkuar nga liderët e Bashkimit Evropian që t’i dënojnë veprimet e Turqisë lidhur me mosmarrëveshjen për shpimet detare për gaz natyror në pjesën lindore të Detit Mesdhe, më saktësisht pranë brigjeve të Qipros.

Përmes deklaratës së publikuar të martën, kryeministri grek, Aleksis Tsipras, tha se udhëheqësit e Bashkimit Evropian duhet që në mënyrë të qartë t’i dënojnë veprimet e paligjshme të Turqisë.

Tsipras ka kërkuar nga ta që t’i dënojnë veprimet e shtetit fqinj të Greqisë në takimin e Këshillit Evropian, i cili do të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten, më 20 dhe 21 qershor. Ai e dha këtë porosi gjatë një bisede telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Turqia e ka dërguar një anije me makineri shpuese në brigjet e ishullit të ndarë të Qipros, duke thënë se është duke i mbrojtur interesat e qipriotëve turq.

Megjithatë, qeveria e ishullit që udhëhiqet nga qipriotët grekë dhe e cila njihet nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë se ky veprim i autoriteteve turke është i paligjshëm, shkruan “Fox News”.