Reduktoni dhimbjen e mishrave të dhëmbëve në këto mënyra

Reduktoni dhimbjen e mishrave të dhëmbëve në këto mënyra

Dhëmbët kanë rol të rëndësishëm në bukurinë tonë, mirëpo nganjëherë mishrat e kuq dhe të fryrë të dhëmbëve mund të na krijojnë siklet.

Në përgjithësi, shkaku i këtij problemi është higjiena jo e mirë e dhëmbëve, kështu që të mendoni për një ndryshim në mënyrën se si mbani higjienën e dhëmbëve është ajo që duhet të bëni.

Ne ju sjellim disa nga metodat natyrale për të shëruar mishrat e acaruar.

Çaj jeshil
Përmban antioksidantë për reduktimin e inflamacionit, çaji jeshil rekomandohet nga mjekët për të ndihmuar me zbutjen e dhimbjes së mishrave të dhëmbëve. Thjesht filloni të pini çaj rregullisht.

Vaj i pemës së çajit
Vaj i pemës së çajit është i njohur për të ndihmuar në parandalimin e gjakut nga mishrat e dhëmbëve, sipas Medical News. Vendosni 3 pika vaj në një gotë me ujë të ngrohtë ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën me të dy deri në tre herë në ditë.

Aloe Vera
Gjithashtu ndihmon në reduktimin e gjakut apo skuqjes së mishrave të dhëmbëve. Rekomandohet që të lyhet goja me lëngun e kësaj bimë për të paktën 30 sekonda.