Si ta mposhtë frikën fëmija

Si ta mposhtë frikën fëmija

Gjashtë mënyra që t’i ndihmoni fëmijës ta mposhtë frikën nga errësira.

Shumica e fëmijëve të moshave të ndryshme frikësohen nga errësira. Për shkak të papërvojës, fëmijët kanë fantazi të bujshme dhe mund të fillojnë të frikësohen nga errësira dhe nga gjërat e tjera që kanë të bëjnë me errësirën.

Ekzistojnë disa hapa të thjeshtë në saje të të cilëve mund t’i ndihmoni fëmijës që të ndihet më këndshëm kur bie nata dhe kur është koha për gjumë.

1. Shëtisni bashkë nëpër gjithë dhomën e fëmijës duke e mbajtur për dore dhe kontrolloni bashkë çdo qoshe. Shkoni nën krevat dhe në dollapë në mënyrë që t’i tregoni fëmijës që aty nuk ka përbindësha dhe se nuk ka përse të frikësohet.

2. Lini gjatë natës derën hapur të dhomës suaj të gjumit dhe të dhomës së fëmijës, në mënyrë që fëmija të mos ndihet i vetmuar apo i mbyllur.

Më lehtë do të flejë gjumë me dritë të dobët

3. Mbyllni dyert e dollapit në dhomën e fëmijës.

4. Vendosni llambë në dhomën e fëmijës, sepse do ta ketë më lehtë të flejë gjumë me dritë të dobët.

5. Në disa rate jepni ndonjë lodër të preferuar nga mëndafshi me të cilën do të flejë.

6. Pak qumësht të ngrohtë para gjumi do t’i ndihmojë fëmijës më lehtë të flejë.