Trump konfirmon takimin me Xi në samitin G20

Trump konfirmon takimin me Xi në samitin G20

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot se kishte zhvilluar një bisedë të mirë telefonike me homologun kinez, Xi Jinping.

Ai konfirmoi se do të takohej me të në samitin e G20-ës në Osaka në Japoni në fund të qershorit.

Në një postim në Twitter, Trump shprehet se pati një bisedë shumë të mirë telefonike me presidentin kinez, Xi, në një moment kur SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë tregtare me një fund të paparashikueshëm.

‘’Ne do të kemi një takim të gjatë javën e ardhshme në G20 në Japoni’’, shtoi ai, duke specifikuar se të dy stafet e tyre përkatëse do të jenë në kontakt të vazhdueshëm, përpara këtij takimi kokë më kokë të shumëpritur.

Takimi mund të mundësojë në këtë mënyrë rinisjen e negociatave tregtare, aktualisht të bllokuara.