Guterres kërkon nga Rusia dhe Turqia që ta qetësojnë situatën në Siri

Guterres kërkon nga Rusia dhe Turqia që ta qetësojnë situatën në Siri

Sekretari i Kombeve të Bashkuara – Gjenerali, Antonio Guterres, ka ftuar Rusinë dhe Turqinë këtë të martë që “ta stabilizojnë situatën pa asnjë vonesë” në veriperëndim të Sirisë.

“Jam thellë i brengosur rreth eskalimit të luftimeve në Idlib. Situata është përkeqësuar edhe më pas përfshirjes së shumë palëve”, ka thënë Guterres para reporterëve, shkulna Reuters.

“Qoftë edhe në luftën kundër terrorizmit nevojitet që të ketë pajtim të plotë me të drejtat ndërkombëtare të njerëzve dhe ligjeve humanitare”.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet që të mbahet me dyer të mbyllura për situatën në Siri.