Versioni ri i Aston Martin Valkyrie do të quhet Valhalla

Versioni ri i Aston Martin Valkyrie do të quhet Valhalla

Hipermakina e fuqishme, pritet t’i ketë jo më pak se 1,160 kuaj fuqi.

Në Geneva Motor Show që u yhvillua në mars, Aston Martin lansoi konceptet Vanquish Vision, Lagonda All-Terrein dhe një version të ri të Valkyrie.

Gjatë prezantimit, ky model njihej vetëm si AM-RB 003, ndërsa tani është bërë e ditur se kjo makinë do të quhet Valhalla, që si modelet tjera të kësaj kompani britanik, ka një kuptim të veçantë.

Sipas mitologjisë së lashtë Norse, me Valhalla ishte emëruar parajsa e luftëtarëve, ndërsa përdorej për të emëruar vetëm gjërat e vlefshme. Dizajni i makinës, është i bazuar në modelin DB2 të vitit 1952, që nuk është aplikuar ndonjëherë tjetër.

“Me emrat që i përdorim, dëshirojmë të tregojmë fuqinë dhe nivelin e luksit, ndërsa ofrojmë emocionin e duhur për një makinë” ka thënë drejtori i Aston Martin, Andy Palmer.

Ky version i Valkyrie që pritet t’i ketë 1,160 kuaj fuqi, pritet të lansohet më 2021 në 500 njësi.