E bind Ancelotti, James i bashkohet Napolit

E bind Ancelotti, James i bashkohet Napolit

Ylli kolumbian do të jetë përforcimi i madh i Napolit për sezonin e ardhshëm.

Me kërkesë të Carlo Ancelottit, presidenti Aurelio De Laurentiis ka arritur marrëveshje me James Rodriguez, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Napolit.

ESPN Columbia e konfirmon se James do t’i bashkohet Napolit në formë huazimi me detyrim blerjeje verën e ardhshme, ndërsa detaje të tjera të operacionit pritet të publikohen në ditët në vijim.

Aktualisht ai është i grumbulluar me Kolumbinë dhe po luan në Kupën e Amerikës, ndërsa tani pritet edhe konfirmimi i të dyja palëve për arritjen e marrëveshjes.

James Rodriguez nuk ka raporte të mira me Zinedine Zidane, ndaj dy sezone më parë u transferua në Gjermani te Bayerni Munich, por pas dy viteve, vendosi të largohej nga Bundesliga dhe tani do të luajë në Serie A.