Në Shkodër i futet flaka shkollës, kryebashkiakja thotë se janë KZAZ-të

Në Shkodër i futet flaka shkollës, kryebashkiakja thotë se janë KZAZ-të

Një situatë konfliktuale ka nisur në Shkodër në shkollën "Shejnza Juka", pasi kjo e fundit shërben si KZAZ.

Duket edhe zjarri në një klasë të shkollës, që siç u raportua është vënë nga përfaqësues të PD.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka komentuar situatën e fundit që po ndodh atje.

“Mesa di unë nuk po digjet shkolla, por KZAZ-të që nuk duhet të ishin aty sipas vendimit të presidentit. Aty po digjen thjesht kartona, jo ambjente shkollore, flakët janë diku në fillim të shkollës”, tha Ademi duke mohuar raportimet e fundit në media.

Ademi deklaroi se nuk duhet të ketë materiale zgjedhore në një shkollë.

Top Channel