Bushati: Shtetet e BE-së nuk iu përmbajtën rekomandimeve

Bushati: Shtetet e BE-së nuk iu përmbajtën rekomandimeve

Pas shtyrjes së vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë në vjeshtë te këtij viti, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në një postim në Twitter, Bushati shkruan se shtetet anëtare të BE-së, nuk iu përmbajtën rekomandimeve të qershorit 2018, ndërsa rruga mbetet e hapur për në vjeshtë.

Postimi i Bushatit: 

Është për të ardhur keq që Shtetet Anëtare të BE-së nuk u përmbajtën përfundimeve të qershorit 2018, e cila përcaktonte rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit në qershor 2019! Megjithatë, rruga mbetet e hapur për tetor 2019 dhe është e angazhuar për reformat lidhur me BE.