Basha thirrje qytetarëve: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës

Basha thirrje qytetarëve: Mos u gënjeni nga propaganda e Ramës

Kryetari i PD-së në një dalje urgjente për median, sonte u bëri thirrje shqiptarëve të mos gënjehen nga propaganda e Edi Ramës.

"Sot Shqipërisë iu mohua hapja e negociatave. Është lajm i hidhur për shqiptarët. Më i rëndë është fakti se sot ne shqiptarëve po na vihet në dyshim aftësia për të jetuar si evropianë. Propaganda e Ramës do përpiqet ta mohojë dhe më pas t’ia vërë fajin të tjerëve. Do fajësojë Evropën dhe opozitën, por nuk do të fajësojë veten. Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama dhe qeveria e tij, korrupsioni dhe krimi", tha mes tjerash Basha.