Shala: Kosova po krijon kushte për investitorët

Shala: Kosova po krijon kushte për investitorët

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj ka takuar Oliver Wagnerin, drejtorin e kompanisë “Eurowings”, pjesë e “Lufthansa Group”.

Shala ka bërë me dije se Wagner ua ka konfirmuar se Kosova është përzgjedhur si bazë për të operuar dhe për të ofruar shërbime në tregun e aviacionit ajror.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë krijimin e kushteve dhe mbështetjen e investitorëve të huaj, përmes politikave konkrete, e që kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Kosova është duke krijuar kushte për investitorët potencial, dhe së shpejti do t’i prezantojë edhe investimet tjera të kompanive të fuqishme.


MË SHUME NGA Ekonomi