Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 25 qershor

Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 25 qershor

Drejtuesit e Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, kanë njoftuar se punëtorët e KEK-ut, do të protestojnë më 25 qershor.

Sipas një njoftimi, protesta do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës qendrore të KEK-ut.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar anëtarë SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut pas takimit të kryesisë ekzekutive Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës sot me datë 18.06.2019 vendosëm që më datë 25.06.2019 nga ora 12 në sheshin “Nënë Tereza” para zyrës qendrore të KEK-ut të

Protestojmë për”

1. Marrëveshjen kolektive në nivel të KEK-ut

2.Paga jubilare të jepen në vazhdimësi jo vetëm për periudhën 2015-2017

3. Rivitalizimi i Termocentralit Kosova A, jo dekomisionimi (mbyllja).

 

4.Rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shuajtjes së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€.

Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica”.