Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani sot në ‘Le të flasim për ekonomi’

Drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani sot në ‘Le të flasim për ekonomi’

Sot në Europe House në Prishtinë në bisedën Inspiruese organizuar në kuadër të aktiviteteve të Fushatës për Zhvillim Ekonomik “Let’s talk Economy!”, e ftuar është Nora Hasani, Drejtoreshë Ekzekutive e Odë Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).

Nora Hasani është duke e menaxhuar Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me seli në Prishtinë që nga marsi i vitit 2017-të, në rolin e Drejtoreshës Menaxhuese/Ekzekutive. Hasani është drejtoreshë tanimë e dëshmuar, e fokusuar në fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike bilaterale dhe bashkëpunimit mes Gjermanisë e Kosovës.

OEGJK është një asociacion që ndihmon në lidhjen tregtare mes Gjermanisë dhe Kosovës. Këshillon, ndihmon dhe përfaqëson kompanitë gjermane në Kosovë të cilat dëshirojnë të zgjerojnë fushën e tyre të veprimit dhe aktivitetet e tyre ekonomike.

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është themeluar në vitin 2012 me anë të një iniciative të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Autor: RTKlive