Bota ka humbur besimin ndaj vaksinave

Bota ka humbur besimin ndaj vaksinave

Mosbesimi publik ndaj vaksinave nënkupton se bota po bën një hap prapa në luftën kundër sëmundjeve infektive vdekjeprurëse, të cilat mund të parandalohen, kanë paralajmëruar ekspertët.

Studimi më i madh global mbi qëndrimet ndaj imunizimit tregon se besimi ndaj vaksinave është i ulët në disa rajone.

Analiza “wellcome Trust” përfshin përgjigjet nga më shumë se 140,000 njerëz në mbi 140 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë liston hezitimin për t’u vaksinuar si një nga 10 kërcënimet më të mëdha për shëndetin global.

Ky sondazhi zbuloi numrin e konsiderueshëm të njerëzve që thonë se kanë pak ose aspak besim në vaksinimin.

Ekzistojnë shumë prova shkencore se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve vdekjeprurëse dhe degraduese, si fruthi.

Vaksinat mbrojnë miliarda njerëz në mbarë botën. Ato kanë hequr plotësisht sëmundje si lija dhe po shkojnë drejt eliminimit të sëmundjeve të tjera, siç është poliomeliti.

Por disa sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, po rikthehen dhe ekspertët thonë se njerëzit që shmangin vaksinat, të nxitur nga frika dhe dezinformimi, është një nga shkaqet kryesore.

Dr. Ann Lindstrand, një eksperte e imunizimit në OBSH, tha se gjendja e tanishme ishte jashtëzakonisht serioze.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi