Vala me dy pako të reja

Vala me dy pako të reja

Ky sezon veror do të jetë edhe më i volitshëm për të gjitha grupmoshat e konsumatorëve tanë, sidomos për bashkëatdhetarët, por edhe për pushuesit që do të përzgjedhin bregdetin shqiptar. Kjo për arsye se të gjithë ata që dëshirojnë t’i besojnë shërbimeve të VALA-s, do të përfitojnë oferta tejet atraktive në këtë sezon turistik.

Telekomi i Kosovës si çdoherë tjetër, do të vazhdojë të jetë sa më afër bashkëatdhetarëve, por edhe të gjithë konsumatorëve duke iu ofruar produkte cilësore dhe internet të shpejtë.

"Këtë verë për konsumatorët tanë ne ofrojmë Pakot Diaspora, të cilat mund të blihen lehtësisht, vetëm duke dërguar një SMS, çmimi i të cilave varion nga 3.00, 5.00, 10.00 dhe 15.00 euro duke filluar nga 2 deri në 15 GB. E veçanta e këtyre pakove, është se ato përmbajnë edhe internet në bregdetin shqiptar. Që të shijosh sa më mirë aventurën tënde verore në Shqipëri, zgjidh një nga Pakot Alb të VALA-s duke përfituar tarifat më të favorshme të Roamingut. Risi këtë verë është se pakot mund t'i shfrytëzoni duke u lidhur me cilindo prej operatorëve në Shqipëri. Pushime të këndshme me Vala!", ka njoftuar Telekomi i Kosovës.

Image may contain: textNo photo description available.

Autor: RTKlive