Zaev: Fillimi i negociatave deri në fund të vitit

Zaev: Fillimi i negociatave deri në fund të vitit

“Me konkluzionet e Këshillit të ministrave në Luksemburg, fituam njohje të fuqishme dhe të pakontestueshme për arritjet e tona në vitin e kaluar.

Fituam konfirmim të qartë për reformat që i kemi zbatuar dhe për të gjithë rezultatet e arritura në nivel vendor, por edhe lavdërata për Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. Ajo për ne dhe për qytetarët është shumë e rëndësishme, dhe tregon se betejat e përbashkëta nuk ishin të kota”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

Ai theksoi se me konkluzionet e Këshillit, na është përcaktuar saktë koha në të cilën do të sillet konfirmimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE, e cila nuk do të jetë më vone se tetorin e këtij vitit.

Për ne, theksoi Zaev, ishte i rëndësishëm ky vendim të sillet në këtë vit, a ky konkluzion pikërisht këtë e konfirmon.

“Ne ndërkohë vazhdojmë me punë dhe reforma. Rezultati jonë është i qëndrueshëm dhe i pandalshëm. Vazhdojmë me përgatitje intensive për fillimin formal të bisedimeve deri në fund të vitit. Jemi të kënaqur prej konkluzionit të sotëm, por kjo do të thotë sukses të plotë në tetor, kur do të përfundohet me një vendim përfundimtar për nisjen e bisedimeve dhe fillimin praktik deri në fund të vitit”, shtoi kryeministri Zaev.