Dimitrov: Porta evropiane për ne mbetet e hapur

Dimitrov: Porta evropiane për ne mbetet e hapur

“Në rast se kjo nuk do të ndodhë, atëherë barra bie mbi Bashkimin Evropian. Miq tan na kanë thënë se ne e kemi përmbushur detyrimet tona. Unë nuk dua të flas për zgjerim, por për kompletimin e BE-së”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë.

Ndërkohë i pyetur se çfarë ndikimi mund të ketë vendimi i një dite më parë i BE-së, Dimitrov me përgjigje:

“Do të ketë ndikim direkt mbi kredibilitetin e BE-së. Nëse BE-ja s’mund të bëjë dallim në këtë rajon atëherë do të jetë e vështirë të besohet se BE-ja mund të bëjë ndryshime diku tjetër. Mendoj se këto procese funksionojnë nëse vendet aspirante janë serioze për reformat dhe vendet anëtare marrin vendimet e duhura pas atyre reformave. Qëllimi jonë është që te fillojmë negociatat në dhjetor por nuk do të jetë pengesë nëse vendimi merret në shtator ose nëntor. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi dhe do të presim shtatorin dhe tetorin. Do të jetë e vështirë sepse e vështirë është edhe tani”, deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm. /Alsat-m