Zaharieva: Ballkani Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian

Zaharieva: Ballkani Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian

Pas mbledhjes së Këshillit për çështje të përgjithshme të BE-së , të zhvilluar në Luksemburg, Ministrja e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva përshëndeti përkrahjen e deklaruar në mënyrë të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht për shkak të mungesës së kohës vendimi për nisjen e negociatave ishte shtyrë, por Zaharieva pret se Këshilli do ta shqyrtojë këtë çështje jo më vonë se tetori i 2019. “Bullgaria vazhdon të insistojë në mënyrë të bindur se vendi i Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. Vetëm perspektiva e qartë për anëtarësim të vendeve në regjion dhe vlerat evropiane do të garantojnë qëndrueshmëri, siguri dhe prosperitet”, është i mendimit Ministrja.