Gjykata e BE-së: Logoja e Adidasit është e pavlefshme

Gjykata e BE-së: Logoja e Adidasit është e pavlefshme

Gjykata e dytë më e lartë në Bashkimin Evropian vendosi sot se logoja e Adidas me tre linja paralele është e pavlefshme, pasi mungon veqantia që është e nevojshme për mbrojtjen ligjore të brendeve të mallrave.

Gjykata e Përgjithshme konfirmoi kështu vendimin e Zyrës Evropiane të Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) në 2016, duke anuluar vendimin e mëparshëm për të pranuar markën, transmeton KosovaPress.

Në vitin 2014, prodhuesi gjerman i pajisjeve sportive regjistroi logon, duke deklaruar se ai përbëhet nga "tre linja paralele me gjerësi të barabartë të aplikuar për produktin në çdo drejtim".

Kjo, megjithatë, u sfidua nga kompania belge "Shoe Branding Europe", me të cilën Adidas ka qenë gati një dekadë në konflikt.

Vitin e kaluar, një nga gjykatat e BE-së vendosi që logoja e “Shoe Branding” me dy linja të jetë e pavlefshme, pasi linjat, siç u njoftua, janë shumë të ngjashme me markën Adidas.

Adidas mund të paraqesë një ankesë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.