Tre të akuzuar për rrëzimin e aeroplanit në Ukrainë në 2014-ën

Tre të akuzuar për rrëzimin e aeroplanit në Ukrainë në 2014-ën

Për herë të parë që kur fluturimi i Malaysia Airlines MH17 u rrëzua në korrik të 2014’ës, prokurorët kanë bërë të ditura akuzat kundër të dyshuarve në këtë rast.

Tre rusë dhe një ukrainas janë akuzuar për sjelljen e një rakete në zonën e Ukrainës lindore dhe për vrasjen e 298 pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Fluturimi i pasagjerëve të MH17 ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lumpur kur u qëllua për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Një rast gjyqësor do të fillojë në Holandë më 9 mars 2020.

Fletëarreste ndërkombëtare  janë lëshuar për të katër burrat.

Ekipi i përbashkët hetimor i udhëhequr nga Holanda (JIT) i emërtoi burrat si Igor Girkin, Sergej Dubinskiy dhe Oleg Pulatov nga Rusia, si dhe Leonid Kharchenko i Ukrainës.

JIT, e cila kërkon të gjykojë të dyshuarit sipas ligjit holandez, më parë tha se kishte një “listë të gjatë” të personave të interesuar dhe bëri thirrje përsëri për dëshmitarët, ndërsa hetimi vazhdon.