Rikonstruimi mbaron të premten, Qeveria e re nga java e ardhshme

Rikonstruimi mbaron të premten, Qeveria e re nga java e ardhshme

LSDM dhe BDI kanë përfunduar negociatat për rikonstruimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Deri të premten priten edhe emrat zyrtarë të ministrave të ri, ndërsa jo zyrtarisht Qeveria e re pritet të votohet në seancën e 24 ose 25 qershorit, varësisht agjendës së Kuvendit.

Ndërrimi i drejtorëve do të bëhet pas konsultave me ministrat e rinj dhe të njëjtit do të ndërrohen në disa faza. Nga BDI nuk komentojnë paralajmërimet e kryeministrit Zoran Zaev për shumicë të re, por thonë se kapitulli i ndryshimeve mbyllet në fund të muajit.

Lëvizja Besa nga ana tjetër, të pyetur nëse janë në negociata me Zaevin për t’u bërë pjesë e Qeverisë, deri tani sipas tyre nuk është biseduar në ketë drejtim por siç shtojnë, presin reflektimin e kryeministrit dhe ofertën e mundshme. Negociata nuk janë duke u zhvilluar as me Aleancën për Shqiptarët./AlsatM/