Cakaj: Opozita, pengesë shtesë për çeljen e negociatave

Cakaj: Opozita, pengesë shtesë për çeljen e negociatave

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, vlerësoi si një fitore të Shqipërisë që në raportin e Komisionit të Evropës, nuk është marrë parasysh situata aktuale në Shqipëri.

Sipas tij, në tetor, BE do të shkojë drejt një vendimi pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, por sjellja e opozitës është një pengesë tjetër që do çojnë drejt këtij vendimi.

“Vendet anëtare të BE dënojnë sjelljen e grupacioneve politike në Shqipëri, por nuk thonë se kjo sjellje do ta deprivojë Shqipërinë nga mundësia për hapjen e negociatave. Por natyrisht që klima aktuale politike në Shqipëri, nuk i kontribuon gjasave pozitive për hapjen e negociatave në tetor”, u shpreh Cakaj në emisionin TOP Talk .

I pyetur nëse mund të na kthehet në penalizim situata aktuale politike në Shqipëri, Cakaj u përgjigj: “Nuk mund të përjashtohet. Me rëndësi që vendet anëtare të jenë të ndërgjegjshme që agjenda progresive e qeverisë së Shqipërisë do të vijojë pavarësisht situatës së brendshme dhe sabotimit politik të opozitës. Nëse kjo do të manifestohet është një gjë që do ta shohim. Aktualisht dua të theksoj tre elementë se përse sjellja e opozitës nuk është në favorin e agjendës evropiane të Shqipërisë: E para, kjo sjellje nuk i kontribuon imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë; E dyta kjo sjellje ndikon reflkton drejtpërdrejtë në dinamikën e reformave që Shqipëria duhet realizojë; E treta nuk është kontribuese për gjasat e shtura për hapjen e negocatave në tetor. Mënyra se si po zhvillohet situata politike në Shqipëri, jo vetëm që është sulm ndaj qeverisë dhe rendit kushtetues është në fakt edhe një sulm i agjendës evropiane të Shqipërisë”, tha Cakaj. /TCh