Liberalët e Parlamentit Evropian e zgjodhën rumunin Ciolos si lider të tyre

Liberalët e Parlamentit Evropian e zgjodhën rumunin Ciolos si lider të tyre

Deputetët e partive liberale në Parlamentin Evropian e kanë zgjedhur ish-presidentin rumun, Dacian Ciolos, si kryetar të grupit të tyre në këtë institucion të rëndësishëm të BE-së.

Të mërkurën, Ciolos, i cili është kryetar i partisë opozitare “Plus” në Rumani, e mposhti kandidaten Sophie Veld nga Holanda. Ish-presidenti rumun mori 65 vota, ndërsa kandidatja holandeze mori 41 vota.

Grupi parlamentar i liberalëve, i quajtur “Rinoje Evropën”, është grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian pasi i fitoi 106 ulëse në këtë kuvend të rëndësishëm pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Grupi i liberalëve e ndrysho emrin nga “Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën” në “Rinoje Evropën” pasi këtij grupi iu bashkuan edhe ligjvënësit e partisë së presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilët janë anëtarë të partisë “La Republique en Marche”.

Ciolos është 49-vjeçar dhe është politikani i parë rumun që caktohet udhëheqës i një grupi parlamentar në Parlamentin Evropian.

Ai kishte shërbyer si kryeministër i Rumanisë nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe si komisioner i bujqësisë nga viti 2010 deri në vitin 2014, shkruan “Free Europe”.