Abdullahu zyrtarisht në LDK

Abdullahu zyrtarisht në LDK

Faton Abdullahu, ish-këshilltar i ish-kryeministri Isa Mustafa, zyrtarisht është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar ai në emisionin "Imazh" të RTK-së, duke thënë se në procesin aktual të zgjedhjeve në LDK, ai është bërë pjesë e partisë, duke u anëtaruasuar në një nëndegë.

Abdullahu ka thënë se ajo çfarë po ndodhë në LDK në këtë proces zgjedhor do të kalojë pa eskalime, dhe sipas tij e gjithë kjo është bërë për shkak se nuk ka një regjistër të atyre që janë ose të atyre që duan të bëhen pjesë e LDK-së.

Sipas Abdullahut, LDK-ja është partia më e madhë në vend dhe si e tillë mund të mos pritet mirë nga rival të saj politike të cilët edhe mund të provojnë që në forma të ndryshme ta prishin procesin zgjedhor të saj.


MË SHUME NGA Aktuale