O`Conell: Të gjithë duhet të betohen për drejtësi

O`Conell: Të gjithë duhet të betohen për drejtësi

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O`Conell, tha se të gjithë duhet të pranojnë të vërtetën, duke folur hapur dhe duke u dhënë mbështetje të mbijetuarve. Ai pati dy porosi për të pranishmit dhe për të gjithë burrat e Kosovës.

"Pajtohem me ambasadorin Kosnett. Por dua të shtoj se të gjithë duhet të betohen për drejtësi, dhe kjo vlen për Serbinë dhe Kosovën. Në Kosovë ka pasur viktima edhe të komuniteteve, edhe mbas qershorit të vitit 1999. Ata meritojnë drejtësi gjithashtu. Porosia ime e dytë është se ne duhet të pranojmë se pse nuk janë paraqitur të mbijetuarit. Çka mund të bëjmë ne në këtë botë. Unë dua t'ju drejtohem meshkujve sonte: secili prej nesh duhet të ktheheni në shtëpi sot, dhe t’u themi grave se 'unë nuk e di se çka ju ka ndodhur juve gjatë luftës, por do të keni mbështetjen për çfarëdo që ju ka ndodhur'", tha ai.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, tha se Kosova ka histori të njëjtë  të krimeve të luftës me disa vende tjera të botës, porse e ka një motivim edhe më të madh që të angazhohet në luftimin e pandëshkueshmërisë.


MË SHUME NGA Aktuale