Aksident në Prishtinë, katër persona të lënduar

Aksident në Prishtinë, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti në mes dy veturave në rrgën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Vëllezërit Fazliu në Prishtinë. Në aksident kanë qenë dy automjete të përfshira, ku janë lënduar katër persona. Me rastin po merret njësiti I trafikut”, tha Ahmeti.